Avokati i Safet Gjicit për Review: Është i pafajshëm, nuk ka patur projekt për qentë
Avokati i Safet Gjicit, Përparim Kulluri ka deklaruar për emisionin “Review” në Euronews Albania, se klienti i tij nuk i është penalisht fajtor.
Ai tha se e gjithë ngjarja është sajesë e kundërshtarëve politikë dhe se kurrë nuk ka pasur një projekt për të realizuar korrupsionin.
“Përshëndetje. Dosja për ne është tepër e qartë. Klienti im që në fillim është shprehur se ndihet moralisht fajtor për çfarë është publikuar. Por penalisht jo. Është një sajesë e kundërshtarëve politikë që e kanë realizuar bukur me një person që është përdorur në shumë raste të tjera.
Habia jonë më e madhe është këmbëngulja e tepruar e prokurorisë që megjithëse ka dalë qartë se videoskandali nuk është realizuar për llogari të emisionit investigativ , përsëri i qëndron akuzës së korrupsionit. Vetë protagonistja pranoi para gjykatës se nuk ka patur projekt dhe nuk e ka çuar atë askund. Duke mos patur projekt nuk ka kërkesë e për rrjedhojë nuk ka tender e korrupsion. D.m.th. nuk ka vepër penale. Ne kemi besim se gjykata me integritetin e saj profesional do ta deklarojë atë të pafajshëm”,-ka thënë avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- “S’e bëra për të përfituar”, Kaçi tregon kush e shtyu të fuste në kurth Safet Gjicin
- Alma Kaçi tregon arsyen pse i dha videon Abedin Oruçit: E njoh nga afër, por…
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh