Çështja “Negreira”, Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Champions League
Barcelona po kalon një gjendje jo fort pozitive si në fushën e lojës është dhe jashtë saj. Klubi katalanas krahas formës jo të mirë të lojtarëve, vijon dhe përballjet me drejtësinë, siç është dhe çështja “Negreira”. Por duket se një tjetër shqetësim i shtohet atyre, dhe lidhet me fariplayn financiar. Sipas asaj që qarkullon në mediat gjermane, blaugranët kanë pasur fryrje të dyshimta të financave të tyre, nga burime ende jo të publikuara.
Këtij informacioni i shtohet dhe ai i spanjolles Marca, e cila ka konfirmuar se krahas Barcelonës janë dhe 9 ekipe të tjera evropiane të cilat po hetohen për mospërputhjen në financat e tyre. Këtu mund të përmendim emra si PSG, Milan apo Manchester City, të cilat gjithashtu kanë luhatje në finanacat e tyre, të cilat janë të pajustifikueshme.
Kjo është një pikë në të cilën UEFA kërkon transparencë, pra nëse një ekip shfaq probleme, atëherë nuk përputhet me rregulloren e këtij institucioni dhe detyrohet të heq dorë prej tij. Por e gjithë kjo ende nuk është konfirmuar, pasi afati përfundimtar për vendimin do të jetë në muajin shkurt. Drejtues të klubit blaugran pohuan se nuk kanë asnjë dijeni për këtë episode, ndërsa e cilësojnë një lloj sulmi për shkak se dolën hapur në mbështetje të Superligës Evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 08:50 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 2,595, me 12,400 të plagosur
- 08:48 Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve
- 08:46 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
- 08:41 Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë