“Arritëm t’i shpëtonim njerëzit”, Balla për zjarrin në Lushnjë: Rreziku s’ka kaluar

25 Dhjetor 2023 | 18:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla tha se zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnjë ka qenë një situatë shumë e vështirë.

Ai tha se falë ndërhyrjes së shpejtë të të gjitha strukturave është arritur që të shpëtohen njerëzit. Megjithatë Balla tha se ende nuk ka kaluar rrezikua, pasi akoma ka vatra zjarri aktive.

“Ka qenë një situatë tepër e vështirë. Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjes të të gjitha strukturave të policisë së shtetit që nga drejtoria vendore e policisë së Fierit, me mbështetje të forcës kombëtare të sigurisë, patrullës së përgjithshme,  shërbimi shqiponja dhe u ndesh dhe ndërhyrja jetike e forcave RENEA, të cilët arritën të ndërhynë në kohë në banesa për të cilët u informua se nuk ka banorë, por pas verifikimeve, djemtë e RENEA-s gjetën njerëz të asfiksuar.

Falë punës së tyre dhe falë Zotit, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar, pasi në momentin që ne flasim ka ende disa vatra më të vogla zjarri”,-tha ministri Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026