“Hetim kompleks për zjarrin në Lushnjë!”- Gazetari: Çfarë e shkaktoi…
Hetime komplekse pritet të zhvillohen në godinën e qendrës tregtare në Lushnjë, e cila ditën e sotme u përfshi nga flakët.
Zjarri ka zgjatur për disa orë tashmë, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili shkoi në vendngjarje dha më shumë detaje rreth asaj që pritet të ndodhë më pas.
“Prokuroria e rrethit ka urdhëruar ngritjen e një ekipi të posaçëm hetimor, të cilët deri në këto momente e kanë patur të pamundur të bëjnë një ekzaminim të vendngjarjes. Pritet që zjarri të izolohet plotësisht, të bëhen edhe procedurat e ajrimit të pallatit.
Pasi të bëhet një inventarizim i gjithë godinës, atëherë do të nisë edhe procedura e hetimit, i cili mendohet se do të jetë një hetim kompleks. Kjo sepse zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha. dyshimet paraprake janë se ka qenë një mbingarkesë energjike, në paketën qendrore elektrike, por do të jenë ekspertiza të tjera që do përcaktojnë se kush ka qenë shkaku i zjarrit”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës