Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, qytetari: Miliona lekë dëm, mu dogj biznesi
Një qytetar i prekur nga zjarri që ra ditën e djeshme në një qendër tregtare në Lushnjë, është shprehur se nga flakët ishte djegur edhe biznesi i tij, një kursim 30 vjeçar.
Komentet qytetari i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se qendra tregtare që u përfshi nga flakët ishte më e madhja në qytet.
Ai tha gjithashtu se shumë persona do të dalin në rrugë, pasi në këtë qendër ishin punësuar një numër i madh punonjësish.
“Të gjithë që janë aty tregtarë janë, kanë dyqanet poshtë. Rreth 200 dyqane. Kjo ishte ndërmarrja më e madhe e qytetit. Lexova titrat erdha me vrap këtu. Dyqanet lartë, miliona lekë dëm. Gjithë investimet 30-vjeçare ikën për një orë. Kush e mendonte këtë gjë. S’na ka vajtur mendja për sigurime. Sistemi për fikjen e zjarrit ka qenë brenda”, tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarri në Lushnjë nën kontroll, shefi i zjarrfikëses: Rrezikuan jetën 10 qytetarë
- Zjarri në qendrën tregtare, inxhinieri: Mund të jetë prekur hekuri i pallatit
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik