Zjarri në qendrën tregtare, inxhinieri: Mund të jetë prekur hekuri i pallatit
Inxhinieri i ndërtimit, Shkëlqim Beqo ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për situatën në Lushnjë, ku një qendër tregtare ditën e djeshme u përfshi nga flakët.
Zjarri ka nisur ditën e djeshme rreth orës 14:40 të të hënës dhe ka vijuar deri në orët e para të ditës së sotme.
Inxhinieri tha se në këto raste temperaturat arrijnë deri 1500 gradë gjë që do të thotë se janë prekur strukturat e hekurit të pallatit. Sipas tij pallati duhet të vlerësohet nëse mund të qendrojë apo jo më në këmbë.
“Dëmi më i madh është i padukshmi. Temperaturat në raste zjarri të kësaj natyre arrijnë deri në 1500 gradë nëpër qoshet e banesave.
Në këtë nivel të lartë temperaturash, konstruksioni betoname shkatërrohet dhe hekuri brenda tyre shtemperohet. Kjo banesë duhet të vlerësohet nëse mund të qëndrojë më në këmbë pas këtij zjarri. Rrezikohen kollonat”,-tha inxhinieri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)