Lëvizja për Ndryshim kandidon në listën e saj 50% gra dhe vajza

8 Mars 2021 | 16:15

Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli ka prezantuar sot kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, e cila do të jetë e para parti politike që do të zbatojë barazinë gjinore pasi 50% e listës do të jenë kandidate gra.

“Në këtë ditë të veçantë Lëvizja për Ndryshim ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, për herë të parë në historinë e vendin tonë një parti do të ketë në listën e saj 50% gra”, deklaroi ish-kryetarja e Kuvendit.

Znj. Topalli tha se ndoshta 8 marsi nuk është një ditë feste dhe për këtë arsye theksoi se gratë dhe vajzat duhet të jenë themeli dhe kolona e shoqërisë shqiptare.

Në listën e kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim, 60% janë të rinj që nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës.

Gjithashtu mes emrave që garojnë më 25 prill në siglën e Lëvizja për Ndryshim ka pedagogë dhe mjekë por nuk mungojnë as pensionistë dhe ish-të persekutuar.

Në zgjedhje, partia e drejtuar nga Jozefina Topalli do të garojë e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni.

 

Lexoni gjihashtu:

‘Nuk kemi para’, Topalli tregon se do të shkojë në zgjedhje pa bërë sondazhe

Regjistrimi në KQZ i ”Aleancës për Ndryshim”, Topalli shprehet se nuk do të sjellë asnjë ndryshim

“Bashkëpunim taktik me Topallin”, Astrit Patozi rendit dy objektivat kyçe të Bindjes Demokratike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026