Kreshnik Spahiu: Berisha e ka ditur që do izolohej, ja si mund ta shmangte arrestin

26 Dhjetor 2023 | 22:08

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha e ka ditur se do të izolohej, duke shtuar se ai ka ndjekur një strategji.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se nëse Berisha do të paraqitej në Gjykatë, do të kishte shmangur masën e arrestit shtëpiak.

“Berisha ka ndjekur një strategji deri në ditën e sotme. I ndërgjegjshëm për këtë moment penal dhe politik që do të vihej drejt një izolimi. Nëse Berisha do të donte ta shmangte arrestin, i kishte të gjithë mjetet dhe mënyrën për të mos shkuar te arresti, për t’u mjaftuar me masën ‘detyrim në paraqitej’. Mund ta ndiqte në Strasburg, por të paraqitej dy herë në muaj por ta ekzekutonte vendimin e Gjykatës. Berisha është më i bindur se çdo kush tjetër që kjo që do i ndodh nesër  nuk i ka ardhur nga regjimi politik i Edi Ramës. Po të ishte për regjimin e Edi Ramës Berisha nuk do arrestohej pas 10 vitesh , por pas 10 ditësh kur Rama erdhi në pushtet”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026