“65% e sëmundjeve vijnë nga kafshët”-Resuli flet për rolin kyç të veterinerit

27 Dhjetor 2023 | 08:52

Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, është shprehur se 65 % e sëmundjeve te njerëzit vijnë nga kafshët.

Komentet Resuli i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se vetëm me një viç, mund të kontaminosh një lagje të Tiranës.

Ai tha gjithashtu se roli i veterinerit në Shqipëri nënvlerësohet, por sipas tij, njeriu kalon te mjeku human, vetëm pasi ka dështuar roli i mjekut veterinar.

“65 % të sëmundjeve të njeriut orgjinojnë nga kafshët. Pra vija e parë e frontit të ndalimit të sëmundjeve për të kaluar nga kafshët te njeriut, është mjeku veterinar. Njeriu përfundon te mjeku human kur nuk ka bërë detyrën mirë apo ka ceduar mjekësia veterinare.

Me një viç apo një qingj, ti mund të kontaminosh një lagje të madhe të Tiranës. Një konteiner me mish në doganë… Veterinerin që ne pavarësisht se e takojmë tre herë në ditë, ne nuk e dimë që e takojmë tre herë në ditë.

Pas 2006 ka pasur një rritje të kuotave të fakultetit dhe fatmirësisht këto kuota plotësohen çdo vit. Trendi drejt veterinarisë nuk është se të gjithë e kanë, si në degët e tjera që ka dyndje. Prandaj nuk kemi pasur edhe një rritje të tyre”, tha Resuli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026