“Kam respektuar gjithmonë vetëm ligjin”, Berisha: Gjykata, vegël e Ramës

27 Dhjetor 2023 | 09:41

“Kam respektuar gjithmonë ligjin dhe vetëm ligjin”,kështu tha ish-kryeministri para protestuesve të cilët janë mbedhur në mbështetje të tij.

Sipas tij, në shumë vite hetime, kundër tij nuk kanë gjetur asnjë fakt pasi ligjin ai nuk e ka parë kurrë vetëm si rregull të shkruar. Ai tha se të gjithë e dinë se sigla dhe vula e PD, i takon grupit të Rithemelimit.

“Në duart e zyrtarit të ndershëm ligji garanton të drejtat e njeriut, në duart e kriminelit, ligji është arma më eficiente për shtypjen dhe eliminimin e liriv e dhe të drejtave të njeriut. Mos e harroni kurrë këtë. Ishte me gjykata që Adolf Hitleri urdhëronte persekutimin e hebrenjve, me gjykata Enver Hoxha urdhëronte burgosjen dhe ekzekutimin e armiqve të tij, është kjo gjykatë mbrapa meje, mbrapa nesh, vegël e Edi Ramës që sot po përdoret njëlloj si bisturia në duart e një krimineli për të masakruar arritjen më të madhe shqiptare, simbolin  e pluralizmit politik”,-tha Sali  Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i “Rithemelimit” i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku “Apeli i Përgjithshëm” ktheu në “Shkallë të Parë” çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026