Gjyqi për Gërdecin/ Mediu: Të dalë e vërteta nga dëshmitarët! Shkëlzeni s’ka lidhje
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha pas seancës së sotme në GJKKO se ende mungon interesi për t’i shkuar të vërtetës së çështjes “Gërdeci” deri në fund.
Ai tha se duhen rithirrur për të dëshmuar ushtarakët që e vërteta të dalë, ndërsa ka komentuar edhe dëshminë e dhënë këtë të mërkurë në SPAK të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës.
“Mungon interesi për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Unë mendoj se ëhstë e domosdoshmë që të gjithë dëshmitarët të japin dëshmitë e tyre. Pa dyshim që kodi i procedurës penale u jep të drejtën atyre që janë dënuar, për të heshtur, por unë bëj thirrje në emër të së vërtetës. Secili duhet ta flasë të vërtetën ashtu siç është. Është shumë e rëndësishme të rithirren personalitetet ushtarake.
Nuk janë personalitete që kanë qenë jashtë marrëdhënies me Ministrinë e Mbrojtjes. Kanë qenë me zyra permanente në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu personalitete të shteteve të bashkuara të amerikës dhe ministra që unë kam kërkuar të thirren, ne do e kishim si një vlerësim për të parë deri në fund, për të shmangur çdo keqkuptim të ndarjes së rolit të civilëve me rolin e ushtarakëve në ministrinë e Mbrojtjes. Sepse përndryshe do të ecnim me konceptin e vjetër që ushtria është e partisë”,-tha ish-ministri Mediu.
I pyetur për rëndësinë e dëshmisë së Shkëlzen Berishës, Mediu u përgjigj:
“U duk nga dëshmia e Shkëlzen Berishës, se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me Fatmir Mediun lidhur me këtë proces. Këto janë insituata, prokuroria e sjell pa dashur që të shkojë në zbulim të të vërtetës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë