AKU bllokon produkte ushqimore dhe gjobit 4 subjekte tregtare
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të kontrolleve të kryera për festat e fundvitit ka bllokuar produkte ushqimore në 4 subjekte tregtare në qytetet e Tiranës dhe kukësit.
Përmes një njoftimi për media AKU ka bërë me dijes e janë sekuestruar 342.5 kg produkte u ushqimore si dhe janë vendosur masa administrative në vlerën totale 650 mijë lekë.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në të gjithë vendin, ka gjobitur 4 subjekte dhe bllokuar produkte ushqimore.
Trupat inspektuese të drejtorive Rajonale AKU Tiranë dhe Kukës gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”, “supermarket”, “prodhim, përpunim produkte ushqimore” konstatuan problematika me dokumentacionin, mangësi në gjurmueshmëri, mangësi në etiketim si dhe rezultateve jokonforme të raport provave.
Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 650.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 342.5 kg produkte deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e shtuara në terren me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe ndëshkimin e paligjshmërisë”, thuhet në njoftimin e AKU.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)