Policia rrugore e Korçës apel qytetarëve: Pritet fluks, qytetarët të kenë kujdes

27 Dhjetor 2023 | 12:28

Sektori i Policisë Rrugore i qarkut të Korçës në këtë fundvit ka marrë të gjitha masat për të siguruar një trafik normal dhe për t’ua bërë përdoruesve sa më të lehtë festën e ndërrimit të viteve.

Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si pjesë përbërëse e saj ka kaluar në gatishmëri të përforcuar , për të përballuar fluksin në rritje që është në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por në veçanti qytetit të Korçës që është një atraksion i rëndësishëm turistik.

Siç dihet në këtë periudhë është qyteti më i frekuentuar nga pushuesit kryesisht vendas. Policia Rrugore me këtë rast i bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës  drejtuesve të mjeteve por sidomos këmbësorëve, drejtuesve të biçikletave dhe motoçikletave që të tregojnë kujdes maksimal .

Policia Rrugore nuk do të ketë si qëllim ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjeteve por sigurisht që nuk do të tolerojë shkelje te cilat sjellin pasoja në trafik dhe në jetën e njerëzve. Ju bëj thirrje sidomos këmbësorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe ju bëj thirrje drejtuesve të na mirëkuptojnë pasi siç thashë trafiku është i shtuar dhe i kemi marrë të gjitha masat për t’ua lehtësuar këtë trafik.

Policia rrugore do të jetë e pranishme në të gjitha akset edhe në qytet do të punojë me orë në të zgjatura, pasi ka kaluar në gatishmëri dhe do të merren masa për mjetet që do të tejkalojnë shpejtësinë. Në veçanti dihet që gjatë festave njerëzit kanë tendencën për të përdorur alkoolin më tepër dhe ndaj këtyre shkelësve nuk do të tregojmë tolerim sepse është e rëndësishme për ne dhe për jetën e tyre.

Përforcime nga Tirana nuk kemi konfirmim, dihet që Tirana është vetë një qytet i madh dhe me probleme por ne do ta përballojmë me këto kapacitete që jemi duke punuar me orë te zgjatura për të siguruar një kalim të mirë të ndërrimit të viteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026