Akuzohen për vjedhje/Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 2 punonjës të Ujësjellësit

Selami Duraku
27 Dhjetor 2023 | 13:00

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgosjen e 2 punënjësve të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe “detyrim paraqitje për dy të tjerë.

Përmes një njoftimi, Prokuroria bën me dije se këta persona akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur masat “arrest me burg” për 2 prej tyre dhe “detyrim paraqitje” për dy të tjerë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

“Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, Prokuroria Tiranë kërkon arrest në burg për dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Bazuar në materialin e kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 5652, datë 13.09.2023, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 – 25 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve S.Zh., R.L., E.L. dhe A.Xh.

Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.

Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026