Golashënuesi më i mirë i 2023-shit, Ronaldo drejt një një tjetër rekordi
2023 mund të konsiderohet padyshim viti i CR7, me portugezin që ishte sensacional që prej kalimit të tij në Arabinë Saudite. 38-vjeçari ka thyer disa rekorde në karrierën e tij, teksa në ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Ittihad arriti të shënonte 2 gola. Al Nassr fitoi me rezultatin e thellë 2-5, me Ronaldon që zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Talisca dhe dopieta e Mane.
Me këtë dygolësh, portugezi është golashënuesi më i mirë i vitit 2023, duke lënë pas Kane, Mbappe, Haaland apo të tjerë yje të futbollit evropian. Veç këtyre shifrave, portugezi ka arritur në kuotën e 872 golave të shënuar në karrierë, e paarritur më parë nga ndonjë lojtar tjetër. Gara për golashënues ine këtij viti kalendarik është e fortë, kur pëmendim këtu emra si Haaland, Kane apo Mbappe të cilët luajnë në 5 ligat kryesore evropiane, por në skuadra yjesh.
Veç kësaj, Ronaldo ka shansin ta thellojë diferencën e golave për faktin se ka ende dhe një ndeshje për të luajtur në këtë vit në Arabinë Saudite. Pavarësisht kësaj fitore, Al Nassr gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me Al Ittihad e cila udhëheq prej javësh, ku diferenca është 7 pikë. Ndeshja e radhës është ajo e 30 dhjetorit, 3 ditë më pas, ndaj Al Taëoon, ekip i vendit të katërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West