Targat/ Hisen Berisha: Draft-statuti është shkruar nga qeveria e Kosovës

27 Dhjetor 2023 | 20:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij do të marrë vendim për t’i lejuar targat e automjeteve të Serbisë në Kosovë pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat “RKS” të qarkullojnë lirshëm në territorin serb.

Në lidhje me këtë ka folur për Euronews Albania, deputeti i PDK-së Hisen Berisha ku tha se Kosova është treguar tolerante ndaj Serbisë për shkak se ua kanë kërkuar ndërkombëtarët.

Ai theksoi se draft statuti bazë në lidhje me targat është shkruar nga qeveria e Kosovës, për t’u dorëzuar më pas në Bruksel.

Hisen Berisha:  Mençuria në diplomaci tregohet në këto forma, siç po vepron tani Vuçiç. Në vitin 2016 ka pasur një tendencë për të detyruar Serbinë me zbatuar marrëveshjen dhe Serbia prapë ka hequr dorë, nuk ka pranuar. Ne jemi treguar tolerant për shkak se na i kanë kërkuar ndërkombëtarët.  Ndodhi një marrëveshje e re që legalizoi për 10 vite pa të drejtë editimi, por që mund të përdoren ish-tabelat e kohës së Millosheviç. Në vitin 2023 kemi marrëveshjen që Albini po përpiqet ta konsiderojë bazike. Është interesi serb që kjo të jetë marrëveshje bazike sepse pika 7 e saj, i avancon interesat serbe nga një asocacion aktual në një asocacion tjetër. Shkruarja e një draft statuti ka ndodhur nga Kosova me urdhër dhe vendim të qeverisë së Kosovës, dhe është dorëzuar në 2 mars në Bruksel dhe jo në Prishtinë. Me marrëveshjen e Kurtit në Bruksel dhe atë të Ohrit është dakorduar që interpretimin e detyrimeve nga marrëveshje bazë e bën BE. Të gjithë modelet e statutet që kanë ardhur pastaj, sillen rreth negociimit mes ofertave të tjerëve dhe grupit shkrues. Kurti po spekulon me qytetarët kur thotë se është i gatshëm ta shkruaj. E ka shkruar qeveria jonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026