GJKKO pranon ankimimin e Belerit për deklarimet e Arsen Ramës

28 Dhjetor 2023 | 12:31

GJKKO ka pranuar kërkesën e krybashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ka kërkuar që të hetohen deklarimet e bashkëpunëtorit të prokurorisë Arsen Rama.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shfuqizojë vendimin e SPAK për mosfillimin e procedimit penal duke argumentuar se organi i akuzës duhet të shpallte moskompetencën.

GJKKO thekson se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar afati nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 211 të vitit 2023.
  2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.
  3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi:
  4. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri.
  5. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 211 datë 09.10.2023”, datë 11.10.2023.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026