Shtyhet vendimi për Berishën, Gjokutaj: Kemi prova për njëanshmërinë e gjyqtares

28 Dhjetor 2023 | 15:44

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga GJKKO, ku vendimi për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës u shty për 30 dhjetor në orën 12:00.

Ai theksoi mes tjerash se kanë provat që mbështesin kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokati nënvizoi se provat që disponojnë tregojnë se Gjoka është e njëanshme.

“Siç e njoftuam dje kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat kohor prej 3 ditësh. Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave dhe Gjykata e shtyu me datë 30 ora 12:00 dhe të shohim vendimin. Brenda afatit ligjor, ne kemi marrë provat që mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares. Do respektoj ligjin. Po zbatojmë kodin ligjor”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026