Rusia sulmon Ukrainën me raketa dhe dronë

29 Dhjetor 2023 | 09:13

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa lundruese Ukrainën mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes, përderisa dëme janë raportuar në mbarë shtetin.

Në qytetin perëndimor të Lvivit, një ndërtesë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron, tha kreu i qytetit, Andriy Sadovyi, përmes një postimi në Telegram.

Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë.

Në Harkiv, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa. Ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme. Sadovyi tha se Lvivi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian.

Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi dhe një punishte.

Gjatë natës, Harkivi u sulmua me mbi 10 raketa. Ende nuk ka informacione për viktima si pasojë e sulmeve ruse në këtë qytet. Por, guvernatori Oleh Syniehubov, tha se duhet të verifikohen dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Një valë e dytë e sulmeve ajrore pasoi mëngjesin e së premtes. Sirenat për sulme ajrore u lëshuan në mbarë Ukrainën dhe banorët u udhëzuan që të shkojnë në strehimore.

Kievi dhe qyteti industrial, Dnipro, po ashtu u shënjestruan nga sulmet ruse. Shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë.

Me ndihmën e Perëndimit, Ukraina po mbron veten nga pushtimi i paprovokuar i nisur nga Rusia mbi 22 muaj më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026