Investime në sistemin e ujësjellësit/ Balluku: Elbasani do ketë ujë 24 orë në ditë

29 Dhjetor 2023 | 12:17

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të premte nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

Ajo tha se nga ky investim qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Balluku mori si shembull  qytetin e Korçës, i cili sipas saj prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës.

Shpesh herë thonë që ju flisni për ujin, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur”, u shpreh ndër të tjera Balluku

Ndërsa bisedonte me inxhinierët ata thanë se po punojnë që qytetarët e Elbasanit të kenë një shpërndarje të rregullt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026