Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, autorët marrin 1.1 mln euro
Banesat e futbollistëve të njohur vijojnë të jenë në shënjestrën e grabitësve, teksa e radhës ishte ajo e sulmuesit të Manchester Cityt, Jack Grealish. Ky i fundit jeton në një vilë luksoze në Cheshire së bashku me familjen e tij, ku vlera e saj shkon në mbi 6 milionë euro. E mërkura ishte një ditë e suksesshme për të në punë, ku Manchester City mposhti Evertonin, por jo sa i përket familjarëve të tij, që kaluan momente tmerri.
Mbrëmjen e së mërkurës, kur futbollisti britanik ishte në lojë, persona të maskuar kanë hyrë në territorin e banesës së tij dhe kanë kryer grabitje. Në ato momente brenda saj ishin familjarët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, për faktin se nuk u ndeshën me autorët. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, lojtari u lajmërua për ngjarjen menjëherë sapo ndeshja përfundoi dhe u detyrua të largohej me shpejtësi nga stadiumi.
Në vilën e tij, autorët morën sende me vlerë konkretisht ora të shtrenjta dhe bizhuteri, ku në deklaratat e bëra në polici, familjarët e futbollistit pohuan se ato kapnin vlerën e 1.1 milionë eurove. Ata dëgjuan zhurmën dhe qentë që lehnin e në këtë moment shtypën butonin e alarmit, ndërsa policia arriti në kohë rekord, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autorëve edhe pse në dispozicion u vendos dhe helikopteri.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor