Kakavijë, policia kufitare masa për shmangien e radhëve në kufi
Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi nisin kthimin në shtetin fqinj. Gjatë periudhës së festave nëpërmjet doganës së Kakavijës hynë në vendin tonë mbi 55 mijë persona.
Në këto ditë të para të vitit 2024 Policia Kufitare në Gjirokastër është e angazhuar që gjatë rrugës së kthimit në Greqi emigrantët të mos ndeshin probleme në kufi. Për të evituar radhët e pritjes në sportelet e përpunimit të dokumenteve, Policia Kufitare në Kakavije do të bëjë të mundur shtimin e sporteleve në varësi të fluksit të lëvizjes.
Gjithashtu, janë zhvilluar takime me palën greke për të evituar problematikën e radhëve të pritjes në kufi. Në këto ditë të para të vitit të ri fluksi i lëvizjes në Kakavije ka qenë i ulët ndërsa pritet të rritet në ditët në vazhdim me kthimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Masa shtesë janë marrë edhe nga Policia e Rendit për garantimin e sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane ndërsa blutë e Qarkullimit Rrugor kanë përforcuar shërbimet në rrugën kombëtare Tepelenë- Gjirokastër- Kakavije për parandalimin e aksidenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën