Spahiu: Beleri në varrimin e gjyshes kishte më shumë njerëz, se Berisha ne protestë

2 Janar 2024 | 17:39

Jursiti Kreshnik Spahiu analizoi në Euronews Albania protestat e opozitës në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Spahiu tha se personalisht kishte menduar se në momentin që Berisha do të arrestohej do të mbusheshin sheshet e vendit në mbështete të tij.

Ai shtoi se kauza e ish-kryeministrit ka rënë dhe nuk i inspiron më njerëzit, duke bërë që Fredi Beleri të mbledhë më shumë njerëz në varrimin e gjyshes sesa Berisha në momentin e arrestimit.

Ai nënvizoi se një lider që erdhi në pushtet më 1.2 milionë vota është katandisur pas 33 vitesh me 120 persona që i qëndrojnë afër.

“Opozita humbi në bastionet e veta, atje ku për 33 vite ka pasur mbështetjen më të fortë të militantëve dhe aktivistëve. Kjo nuk ka asnjë logjik politike dhe Shqipëria nuk ka krahasimet e veta. Unë kam pritur që në momentet që Berisha do të arrestohej sheshet do të mbusheshin plotë, nuk kam pritur që Fredi Beleri në varrimin e gjyshes të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në arrestimin e tij. Kjo është e paimagjinueshme dhe mjafton kaq të bësh analizë. Të shikosh qendrat tregtare, janë 100 herë më të mbushara për shoping për Vitin e Ri se sa me mitingun e Berishës. Të shohësh radhën për gjelin e detit me pjesëmarrjen në protestat e kauzës së Berishës është e pa krahasueshme. Është dëshpëruese të shohësh se si një lider që erdhi me 1 milion e 200 mijë vota, katandiset në 120 persona”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026