Spahiu: Rama të mos e gënjej popullin në 2024 për rritjen e pagave 900 euro

2 Janar 2024 | 19:55

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në Euronews Albania se është skeptik nëse kryeministri Rama do ta mbajë premtimin e dhënë se deri në vitin 2024 paga minimale e administratës do të jetë 900 euro.

Spahiu nënvizoi se kryeministri, si drejtuesi i një qeverie socialiste duhet të ishte kujdesur gjithashtu dhe për rritjen e pagës miniamle në sektorin privat.

“Viti i Edi Ramës është një premtim. Nuk e di nëse do ta mbajë dot, nuk dua ta paragjykoj. Nëse e mban bravo i qoftë, nëse gënjen turp i qoftë. U ka premtuar shqiptarëve se deri në 2024 pagën mesatare 900 euro.

900 euro pagë mesatare do të thotë që është sumica e shqiptarëve me këtë pagë, afro 900 mijë lekë. Janë 200 mijë persona në administratë, shumëzim me 4 pjesëtarë familje, do të thotë se janë 800 mijë persona që jetojnë me pagën e administratës.

Si një qeveri socialistësh Rama duhet të mbajë dhe premtimin për rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

Jam skeptik që mund ta realizojë deri në 2024 dhe nëse e mban ta mbështesin, nëse nuk e mban ta braktisin, pasi qeverisja është kontratë”, tha Spahiu.

Gjithashtu Spahiu kritikoi qeverisjen për mungesën e minimumit jetik si dhe asistencën sociale në mënyrë që qytetarët në nevojë të përballojnë jetesën.

“Nuk ka një sistem social në Shqipëri. Nuk ka vendosur një sistem për të studiuar minimumin jetik. Nuk është vendosur një pagë minimale, nuk është vendosur një pension minimal, nuk ka asistencë sociale, nuk ka shtëpi që mbulohen me asistencë sociale. Këta vetëm si socialistë nuk qeverisin. Nëse do të kishte një opozitë me elementë të rinj që nuk kishin qenë në qeveri, qeveria Rama do të ishte larguar. Kjo është pjesë e dështimeve”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026