Ndryshime në grupin e PS, pritet zëvendësimi i mandatit të Arben Ahmetajt
Sesioni i ri parlamentar pritet të sjellë ndryshime në grupin e Partisë Socialiste.
Ky grupim do të ketë pjesë të saj një deputet të ri për shkak se Arben Ahmetajt, tashmë në arrati do t’i hiqet mandati pasi ka munguar në parlament për 6 muaj.
Referuar nenit 71 pika 2 të kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.
Data 6 korrik është hera e fundit që deputeti socialist u shfaq në seancë plenare dhe në bazë të kushtetutës më 6 janar konstatohet pavlefshmëria e mandatit.
Në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës, sipas votës preferenciale mandati i takon drejtueses së kadastrës, Dallëndyshe Bici, së cilës kryeministri Rama 10 muaj më parë i besoi drejtimin e këtij institucioni.
Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin, atëherë në listë i radhës është juristi Plarent Ndreca e cili ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 4008 vota në Tiranë.
Jeta parlamentare rikthehet më 15 janar, ku do të mbahet seanca e parë për sesionin e ri dhe me interes do të jetë marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës e cila gjatë muajve të fundit të 2023-it nuk lejoi zhvillimin normalë të punës së parlamentit pasi mazhoranca nuk miratonte kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania