“Piu kafen, më pas vrau vëllain e veten”, gazetarja zbulon motivin e tragjedisë

4 Janar 2024 | 10:58

Vehap Cami ka qëlluar për vdekje vëllain e tij Lulzim Cami e më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë në zonën e Freskut.

Gazetarja Sara Demushi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se Vehap Cami jetonte në Farkë e mëngjesin e kësaj të enjteje kishte shkuar të pinte kafen me vëllain e tij në Fresk, por pasi kafja ju shërbye ai nxori armën e zjarrit tip pistoletë me anë të së cilët i mori jetën Lulzim Camit e më pas vetes.

“Një konflikt për çështje pronësie është arsyeja pse ka ndodhur kjo ngjarje. Vehap Cami 63-vjeç ka ardhur në banesën e vëllait të tij për të pirë kafen e mëngjesit. Kafja i është shërbyer nga nusja e djalit të Lulëzimit dhe më pas në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin ai ka qëlluar në drejtim të vëllait duke e lënë të vdekur e më pas ka vrarë dhe veten.

dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pronave në Bulqizë të cilat nuk kanë marrë zgjidhje. Vehap Cami jetonte në zonën e Farkës dhe mëngjesin e sotëm ai shkoi në Fresk në banesën e vëllait ku kreu edhe ngjarjen makabër”, -tha gazetarja Sara Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026