“Pasaporta e Kosovës është fuqizuar ndjeshëm”, analisti: Çfarë duhet të kemi kujdes

4 Janar 2024 | 11:59

Analisti Arbnor Sadiku tha në një intervistë për Euronews Albania se liberalizimi i vizave ka qenë një akt i drejtë për Kosovën. Ai tha se vlen të përmendet edhe fuqizimi i pasaportës së vendit, pasi sipas tij nga vendi 188 ka kaluar tashmë në vendin e 98.

Sipas analistit tashmë Kosova duhet të tregohet e kujdesshme në moslejimin e emigrantëve nga vendet e treta për të marrë pasaportën e Kosovës, pasi kjo mund të shkaktojë probleme,

“Liberalizimi i vizave ka qenë një akt i drejtë për Kosovën. Ajo që është me rëndësi është se shtetasit e Kosovës do mund të lëvizin lirshëm.

Në të njëjtën kohë pasaporta e Kosovës, ka lëvizur në indeksin e progresit nga vendi 188 në vendin e 98 duke bërë një progres të jashtëzakonshëm. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos u japim pasaporta personave që vijnë nga vendet e treta, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”,-tha Arbnor Sadiku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026