Izolimi i Berishës, Iljazaj: Altin Dumani e gjen kurajën te mbështetja ndërkombëtare

4 Janar 2024 | 22:12

Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, e gjen kurajën për të hetuar njeriun më të pushtetshëm të këtyre 30 viteve në Shqipëri, ish-kryeministrin Sali Berisha, te mbështetja ndërkombëtare.

Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se SPAK është një institucion relativisht i ri që kërkon mbështetje.

Ai tha gjithashtu se SPAK është një tentativë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe delegjitimimi i tij i intereson vetëm klasës politike 30 vjeçare shqiptare.

“Ne nuk është se kemi qenë Zvicra dhe tani me SPAK jemi bërë më keq. SPAK është një institucion i ri që kërkon mbështetje dhe delegjitimimi i tij i intereson klasës politike 30-vjeçare.

Altin Dumani këtu ka qenë edhe Arben Kraja. Sot nuk është Altin Dumani prokuror i thjeshtë. Sot është Altin Dumani kryetar i SPAK me mbështetje ndërkombëtare.

Nëse ne nuk kuptojmë këtë dhe nuk kuptojmë nga i lind kuraja një prokurori të thjeshtë të hetojë njeriun ndoshta më të pushtetshëm në Shqipëri në këto 30 vite. Unë nuk besoj që SPAK është i kulluar dhe perfekt, por është një tentativë për ndryshim”, tha Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026