Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Balluku: Korsi shtesë në secilin krahë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka folur për projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, duke treguar më shumë detaje.
Në një konferencë për mediat për prioritetet e vitit 2024, ajo tha se autostradës Tiranë-Durrës do i shtohet nga një korsi shtesë në të dy krahët, përveç korsisë së emergjencës.
Ajo tha se nga ky projekt nuk do të ketë shpronësime masive, përveçse në disa zona specifike.
“Zgjerimi i Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi shtesë në secilën anë, plus korsinë e emërgjencës. Nuk do të ketë shpronësime, nuk preken, përveçse në disa zona specifike. Tiranë Durrësi në të ardhmen do të jetë më i pakët në numrin e makinave. Pasi do të ketë segmente të tjera rrugore. Në 5-vjeçarin e ardhshëm flukset e trafikut do të jenë të mirërregulluara.
Do të ketë disa zgjedhje dhe zgjidhje në të ardhmen, për ata që vijnë nga veriu dhe shkojnë në Jug, që të mos futen fare në Tiranë e Durrës, por të ecin drejt. Këtë do e rregullojë Bypassi i Tiranës, i cili do të jetë lidhësi. Do të jenë edhe rrugël Lekaj Elbasan, etj. Të gjitha projeksionet e Ministrisë së Turizmit tregojnë që në vitin 2023 ne presim mbi 13 milionë vizitorë”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat