“Si e njoha nga afër Franc Bekenbauerin” – Rrëfehet Altin Rraklli
Kapiteni legjendar i kombëtares gjermane dhe i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauerin është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Bekenbaueri ishte një autoritet në futbollin botëror dhe në disa klasifikime ishte renditur si pjesë e formacionit më të mirë të të gjitha kohërave.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Altin Raklli tregoi në një intervistë për Euronews Albania se si ishte takuar nga afër me legjendën e futbollit gjerman.
“Ishte viti i dytë që unë luaja me Frajburgun dhe Bekenbaueri ishte president i Bajernit. Para tre-katër muajsh ne kishim zhvilluar ndeshjen në gjermani me ekipin kombëtar dhe unë kisha shënuar një gol. Në atë kohë lexoj një intervistë të Bekenbauer në median gjermane ku thoshte se Gjermania është ekip i madh dhe ekipet e vogla duhet të trajnohet para se të përballen me të, e kishte fjalën për ne, për Shqipërinë. Pas ndeshjes së skuadrës sime me Bajernin isha me trajnerin dhe na del përballë Bekenbauer, më sheh mua dhe më thotë: djalosh gol i bukur. Dhe unë që i kthehem me ironi, a goli, ishte thjesht një rastësi, se ne shqiptarët nuk dimë të luajmë”, tregoi Raklli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës