Nata e misterit në Vlorë, Eni Ferhati zbulon skemën: Si u bë vrasja me snajper

8 Janar 2024 | 22:49

23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës.

Ekzekutimi me një plumb në kokë i tij riktheu dhe njëherë hijet e hakmarrjes mes bandave në qytetin bregdetar.

23-vjeçari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga hetimet e deritanishme nuk përjashtohet edhe mundësia që atentatorët të kenë ngatërruar shënjestër, pasi 2 vjet më parë xhaxhait të viktimës i ishte bërë një atentat i dështuar me tritol. Ngjarja tipike mafioze, tha gazetari Ferhati, shihet e lidhur me ngjarje të mëparshme kriminale, pa përjashtuar ato të ndodhura vitet e fundit në qytetin bregdetar.

“Automjeti i autorëve tip BMË rezulton që të ketë targa false që rezultojnë targa reale në zonën e  Fushë-Krujës, nuk dihet nëse kjo zgjedhje është rastësi. Vlora ka kamera shumë të mira sigurie që administrohen nga vetë policia e shtetit. Nuk dihet nëse kanë filmuar diçka pasi në atë orë nuk ka pasur energji elektrike, dhe ndoshta hetimi duhet të nisë pikërisht nga ky fakt. Bëhet fjalë për një ngjarje mafioze, ka dyshime që autorët të kenë qenë tre persona. Ka dyshime që mund të ketë pasur edhe një ngatërresë të viktimës, pasi 2 vjet më parë xhaxhait të viktimës i është bërë një atentat i dështuar dhe banesa ku ndodhi ngjarja përdorej nga xhaxhai i tij. Është një ngjarje që lidhet me atentate të mëparshme, ndoshta edhe me ato të ndodhura vitet e fundit”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026