Kur do e njoh Spanja Kosovën? Eksperti zbulon kushtin kryesor

10 Janar 2024 | 13:55

Alejandro Esteso Perez analist politik, studiues dhe konsulent i specializuar për Ballkanin Perëndimor, ka folur në lidhje me njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, theksoi se njohja e pasaportave të Kosovës ishte diçka që nuk pritej.

Më tej ai theksoi se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në parim mbështet dialogun me Serbinë, ndërsa shtoi se Spanja e mbështet integrimin e Kosovës  në BE.

Mes të tjerash ai nënvizoi se Spanja mund ta njohë Kosovën, vetëm nëse mes kësaj të fundit dhe Serbisë do të ketë një dialog.

“Ishte një lëvizje surprizë, por është diçka shumë pozitive, duke parë dhe të kaluarën e Kosovës. Njohja e pasaportave të Kosovës ishte diçka që nuk pritej. Mendoj se duke filluar nga 2024, qytetarët e Kosovës do lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Spanja e kuptoi që duhet të ndryshonte politikën e tyre dhe ta mbështesnin këtë masë që nuk cenon sovranitetin e Spanjës.

Jam pak skeptikë për njohjen e pavarësisë. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në parim mbështet dialogun me Serbinë. Kosova nuk është e njohur në politikën spanjolle. Tashmë ka ndodhur që zyrtarët  kosovarë të marrin pjesë në takimet e ndërkombëtarëve. Ne duhet të jemi më pozitivë kundrejt procesit të anëtarësimit të Kosovës në institucionet evropiane, përfshirë NATO dhe Këshillin e Evropës.

Si shtet nuk duam të jemi  një pengesë për integrimin e Kosovës. Spanja e ka deklaruar disa herë se përmes dialogut Kosovë-Serbi, Madridi do e mbështesë këtë proces dhe do ofrojë zgjidhje solide për t’i dhënë fund.

Mendoj se pozicioni i Spanjës në këtë çështje që nuk e njeh Kosovën aktualisht, së pari kemi një argument që qëndron që Spanja nuk i mbështet vendimet e njëanshme, në respekt të ligjit ndërkombëtar. Kjo është një nga qëndrimet kryesore që është mbështetur si nha e majta dhe e djathta spanjolle.

Pastaj ka dhe një frikë se njohja  e pavarësisë së Kosovës do të trazojë situatën e brendshme në Spanjë për më shumë autonomi ose më shumë pavarësi për rajonin e Katalonjës. Të hysh në çështjen e frikës apo të mohimit, mendoj se qeveria spanjolle ka frikë se si do të reagojnë qytetarët ndaj kësaj lëvizje. Njohja e Kosovës nga Spanja mund të vij vetëm pas një dialogu Kosovë-Serbi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026