Henderson i pakënaqur në Arabi, Ajax vëzhgon situatën e futbollistit
Kalimet në Arabinë Saudite jo të gjitha janë të suksesshme, e këtë fakt e konfirmon gjendja e futbollistëve si Firmino, Benzema apo Henderson.
Treshja në fjalë kanë bërë prapakthehu duke e cilësuar të vështirë vijimin e karrierës në Saudi Pro League. Ish-mesfushori i Liverpool aktualisht mban veshur fanellën e At Ettifaq, por aventura e tij nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Ambientimi në vendin arab ka qenë i vështirë, duke bërë që lojtari të kërkojë rikthimin në Evropë. Aktualisht disa ekipe kanë shprehur interes, mes tyre dhe Newcastle e Ajax.
Benzema pak ditë më parë u zhduk nga Arabia Saudite, me mediat të cilat aluduan për një largim të francezit. Fituesi i topit të artë ishte zhvendosur për disa kohë në Evropë, ndërsa Al Ittihad reagoi duke pohuar se gjithçka ishte në rregull. Pavarësisht pagave të larta, duket se futbolli në Arabinë Saudite nuk u ofron lojtarëve gjithçka dëshirojnë.
Lingard ishte një nga emrat e përfolur për të kaluar atje po ashtu. Por futbollisti refuzoi të linte kontinentin e vjetër, ndërsa iu ofrua Barcelonës. 31-vjecari po kalon një moment jo pozitiv në karrierën e tij, që prej largimit nga Manchester United. Krahas blaugranëve, britaniku do të dëshironte të ndihmonte edhe Liverpoolin në fitimin e titullit kampion.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet