Milani eliminohet nga kupa, Lazio kualifikohet mes grushteve
Atalanta ka rezultuar një pengesë e pakalueshme për Milanin, duke e mposhtur këtë të fundit me përmbysje. Bergmamaskët ia dolën të kualifikohen në transfertë, ndërsa në fazën tjetër i pret Fiorentina. Përballja e luajtur në San Siro nisi mirë për të besuarit e Piolit që gjetën avantazhin me Leaon, por ekipi nga Bergamo do të barazonte me Koopmeiners.
Në fraksionin e dytë, kur pritej që Milani të lehtësonte situatën, u shfaq dhe një herë Atalanta, që pëmbysi rezultatin me një gol po të mesfushorit holandez. Një penallti, e cila u kontestua tepër dhe shkaktoi polemika dhe në media. Në limitet e shtesës, Milani pretendoi po ashtu për një penallti e cila nuk u akordua nga gjyqtari, por i dha fund sfidës, duke kualifikuar kështu ekipin bergamask.
Më herë u luajt derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës. Lacialët fituan me një gol me penallti të shënuar nga Zaccagni, teksa nuk munguan përplasjet. 3 kartona të kuq u akorduan 2 për romanët dhe një për Lazion e Sarrit. Pedro u ndëshkua i pari, për t’i lënë vendin dyshes Azmoun-Mancini. Në fazën tjetër, Lazio do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Frosinone. Bardhezinjtë zbresin në fushë në mbrëmje, ndërsa cilësohen favoritë për të fituar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës