Mjeku: Hani vetëm 2 herë në ditë, mëngjesi dhe darka, të panevojshëm

12 Janar 2024 | 08:18

Imazheristi dhe mjeku alternativ, Luçiano Bardhi, është shprehur se një njeri në moshë të madhe e ka të nevojshme të ushqehet vetëm 2 herë në ditë.

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se mëngjesi është i panevojshëm për moshat e mëdha.

Ai tha gjithashtu se edhe në darkë nuk duhet konsumuar ushqim ‘i rëndë’, përveçse ndonjë gjë e lehtë.

“Të marrim një person të shëndetshëm. 2 herë në ditë po të hajë një person, është i mjaftueshëm. Në mëngjes fëmijët duhet ta konsumojnë me patjetër, sepse mitokondria e tij harxhon energji.

Ndërsa personat që janë adult, në moshë më të madhe, mëngjesin nuk e kanë të detyrueshëm, drekën patjetër që e ka dhe diçka të vogël pasdite.

Darka diçka të vogël, ndonjë çaj, ndonjë frut të thatë. Jo ushqime që të mërzisin mëlçinë e pankreasin”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024