Shtohet interesi për Brojën, pas ekipit që ofroi 27 milionë euro në listë dhe Inter
West Ham dëshiron të konkretizojë tratativat me Chelsean për sulmuesin Armando Broja. Shqiptari vijon të jetë lojtari më i përfolur kuqezi në merkato, ndërsa mediat raportojnë se në garë për shërbimet e tij është dhe Interi. Zikaltrit po largojnë nga skuadra Alexis Sanchez, ndërsa janë në dilemë për afrimin e njërit mes Brojës dhe Martial.
Në anën tjetër, West Ham po ashtu ka bërë gati ofertën për 22-vjecarin, ku ofron deri në 27 milionë euro, teksa në anën tjetër blutë kanë pohuar se nuk do e lënë të lirë lojtarin për më pak se 40 milionë euro. Në rast largimi të Brojës, Chelsea do të synonte afrimin e Dusan Vlahoviç.
Një tjetër lojtar shqiptar që pritet të ndryshojë destinacion në ditët e ardhshme është Jasir Asani. Futbollisti që aktualisht luan tek Guangju në Korenë e Jugut dëshiron të jetë në formë optimale për kampionatin evropian, ndërsa kujtojmë se këtë periudhë kampionati në vendin aziatik ka përfunduar. Në këtë situatë, Celta Vigo ka shprehur hapur interesin ndaj anësorit, i cili muaj më parë u përfol dhe për një kalim në Serinë A. Në ditët në vijim pritet të ketë diçka konkrete rreth 28-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West