“Do vijojmë aksionin opozitar”, Bardhi flet pas takimit me deputetët e PD

12 Janar 2024 | 15:24

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e Rithemelimit në Kryesi.

Në fjalën e tij, ai theksoi se temë kryesore e diskutimit ishte vijimi i aksionit të opozitës në Kuvend.

Ai theksoi se mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë kërkesave të opozitës për kontrollin parlamentar.

“Temë kryesore e diskutimit ishte vijimi i aksionit të opozitës në parlament. Besoj se jemi të gjithë dëshmitarë se nga ana e mazhorancës nuk ka pasur asnjë reflektim për të mundësuar rikthimin e parlamentit në normalitet. Opozita është në një aksion prej disa muajsh në  Kuvendin e Shqipërisë, si pasojë e dhunimit flagrantë  që mazhoranca i ka bërë Kushtetutës dhe rregullores  së Kuvendit të Shqipërisë, sa i takon të drejtave legjitime, Kushtetutese të deputetëve të opozitës në sallën e parlamentit. Ju keni parë që në vend te reflektimit  ndaj kërkesës së opozitës për të  kryer parlamenti një prej tre funksioneve  të tij kryesore, atë të kontrollit parlamentar, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë  përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme. Ne jemi drejtuar presidentit të Republikës dhe unë dhe njëherë i bëjë thirrje Begajt të bëhet garant i Kushtetutës së Shqipërisë.  Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës Kushtetuese”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026