“Bashkimi është i mundshëm”-Bumçi: Ndarja e PD erdhi si pasojë e goditjes nga jashtë

13 Janar 2024 | 12:48

Ish-ministri demokrat Aldo Bumçi është shprehur se bashkimi i Partisë Demokratike është i mundshëm.

Komentet Bumçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se ndarja e PD-së erdhi si pasojë e një goditjeje nga jashtë.

Ai tha se disa aktorë e faktorë u bënë bashkë për ta paraqitur PD-në si një forcë politike anti-amerikane dhe anti-perëndimore.

“Grupi Parlamentar vijoi, është meritë e të gjithë atyre deputetëve që vijuan atë betejë, treguan se jemi në një vend pa Parlament. Parlament ka pasur edhe Enver Hoxha, edhe Kina, por opozita duhet të ushtrojë kontrolle.

E thotë Komisioni Europian që nuk ka kontroll Parlamenti shqiptar. Aksioni opozitar do të vijojë edhe në ditët dhe javët në vazhdim dhe do të çojë në përshkallëzim të aksionit opozitar edhe në terren. Unë shoh shumë mundësi bashkimi për arsye të thjeshtë.

Sepse ndarja brenda PD nuk ishte një zhvillim i brendshëm. Këtu ndodhi nga një goditje nga jashtë, ç’ka është ndryshe. Pra erdhi nga goditja e jashtëzakonshme për ta treguar këtë parti si një parti anti-amerikane dhe anti-perëndimore.

Në terren bashkimi është bërë. Kandidatët tanë kanë marrë 38 % të votave, çka nuk është e mjaftueshme për fitoren, por është një hap i rëndësishëm”, tha Bumçi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026