“Kapja e spiunit serb nga BIA, ngjarje e sajuar”, Shala: SHISH s’ka nevojë për të
Mediat serbe kanë shkruar se një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh në Serbi për llogari te Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se kapja e spiunit serb është një ngjarje e sajuar nga BIA.
Sipas tij, as shërbimi sekret shqiptar dhe as ai i Kosovës nuk kanë nevojë për një spiun serb.
“Për të qenë i saktë ky informacion duhet të kishte kaluar në filtrin e policisë dhe prokurorisë dhe gjykatës. Kjo dëshmon se është një veprim i sajuar i strukturave të Serbisë. Ai akuzohet për gjoja spiunim të bazave ushtarake të Serbisë, gjoja ka tentuar të marrë informacione për operacione të strukturave serbe. Për masën shitet sikur SHISH dhe AKI janë të përfshira në shtetin e Serbisë që mund të nxisë veprimet e grupeve ekstremiste në institucionet e Kosovës, këto struktura s’e kanë të nevojshme ta bëjnë një gjë të tillë se kanë partnerët ndërkombëtarë në ato hapësira”, tha Shala.
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri