Përjashtimi me 60 ditë për deputetët/ Lita: Të bëhet 3 muaj, i vunë flakën Kuvendit
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku komentoi ndër të tjera vendimin për të përjashtuar me 60 ditë deputetët të cilët bëjnë shkelje në sallën e Kuvendit.
Ai tha se ky vendim mund të shkojë edhe në tre muaj, pasi sipas tij, vënia e flakës së karrigeve është akt i turpshëm që ne e dënojmë edhe në jetën e përditshme.
“Çdo zgjedhje që do të bëhen kanë rrezikun të jenë antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese ia ka lejuar votën diasporës. Duhet të ngrihet sa më shpejt regjistri i votuesve të diasporës nga ana e KQZ dhe duhen bërë aplikime ligjore.
Nuk ka shumë kohë dhe Edi Rama këtë gjë nuk mund ta bëj vetëm, i duhet bashkëpunimi i opozitës, ai duhet të jetë më tolerant në raport me komisionet hetimore parlamentare, sepse janë të vetëm mjete që kanë opozita. Ato janë e një e drejtë e pamohueshme”,-tha gazetari Lita, ndërsa nuk la pa kritikuar sjelljen e opozitarëve në sallën e kuvendit.
“Unë e mendoj komplet kundër. Unë mendoj se mund të shkoj edhe tre muaj, sepse ajo që bëjnë ata me ndezjen e zjarrit nëpër karrige, ne këto akte i dënojmë në jetën tonë të përditshme, Janë gjëra të turpshme. Ne supozohet të kemi ajkën në Kuvend. Nuk kemi zgjedhur piromanë”,-tha gazetari Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi