Pas princ Lekës reagon për divorcin edhe Elia Zaharia: Ishte e vetmja zgjidhje…
Aktorja Elia Zaharia Zogu, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me ndarjen e saj nga Princ Leka Zogu.
Në statusin e saj ajo shkruan se kanë nisur ditën e sotme procedurat e divorcit ndërsaka theksuar se ndonëse vetë kurrë nuk do kishte dashur që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë, ndonjëherë kjo është e vetmja zgjidhje.
Edhe pse ndarja e tyre kishte kohë që flitej, ishte Princ Leka Zogu ai që ka konfirmuar vërtetësinë e zërave që kishin qarkulluar se ai dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.
“Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!
Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit