Krizë në industrinë e tekstileve, nis shkurtimi i stafeve

17 Janar 2024 | 16:12

Sektori fason ka mbyllur vitin 2023 me humbje masive që kapin vlerën e 86 mln eurove. Shifrat dalin nga të dhënat zyrtare të INSTAT, ndërsa vetë industria flet për dëme më të mëdha në një sektor qe punëson 75 mije qytetarë.

Ky vit nuk ka nisur i mbarë për kompanitë fasone dhe shumë prej të punësuarve që kanë punuar në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve. Kriza e lajmëruar prej kohësh, fillimisht nga pandemia e vitit 2020 dhe tashmë nga humbjet konstante në kursin e euros, ka shkaktuar miliona euro dëme.

Instituti i Statistikave raporton për një rënie të vlerës së eksporteve sektor me 86 mln euro në vitin 2023, ndërsa shoqatat thonë se humbjet janë më të mëdha. Pra, zyrtarisht, industria e tekstileve dhe këpucëve ka regjistruar 7 mln euro humbje në muaj, nga ndikimi i drejtpërdrejtë i dobësimit të kursit të këmbimit, kryesisht të monedhës europiane.

Shoqatat kanë dërguar disa letra në qeveri dhe në bankën Qendrore, me sugjerime për ndihmë, në mënyrë që të zhvillojnë aktivitet në kushte tregu konkurrente, por nuk kanë parë ndonjë angazhim konkret.

Shoqatat deklarojnë se e kanë nisur këtë vit me reduktimin e 1000 punonjësve, dhe me inicitiva sipërmarrjeje në vende të tjera me kosto të ulët, dhe nëse kjo situatë vazhdon, shumë shpejt Shqipëria do ta humbasë këtë industri, madje duke krijuar edhe barrë për shtetit, i cili duhet të paguajë miliona euro pagesa asistenca.

Veç kursit të këmbimit, sipërmarrjet fasone janë përballur edhe me rritjen e kostove, mungesën e likuiditetit, por dhe amortizimin e impianteve prodhuese. Sektori zë mbi 38% të eksporteve Made in Albania dhe ka të regjistruar rreth 75.000 të punësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026