Kujdes nga gripi/ Çomo: Shifrat po rriten. Ramosaço: Ngrihen 31 urgjenca në vend

17 Janar 2024 | 16:28

Rastet me grip dhe viroza të stinës  kanë pësuar rritje . Gjatë një jave janë paraqitur tek mjekët e familjes dhe urgjencat spitalore, mbi 14 mijë persona me problem shëndetësore.

Një pjesë e tyre kanë patuar nevojë për kujdes të shtuar mjekësor. Shefja e spitalit infektiv Najada Como me anë të një video- mesazhi  ka pohuar se shtrimet janë rritur por, nuk ka vend për panik.

“Shifrat janë duke u rritur, por nuk ka vend për panik”, -tha shefja e spitalit infektiv, Najada Como

Për të përballuar fluksin në rritje të  rasteve me grip, ministria e Shëndetësisë ka celur shërbime urgjence në disa qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Pavarësisht shifrave në rritje, nga një javë në tjetrën, vendi duket se nuk rriskon epideminë e gripit.

Ndërsa parashikohet që rastet të vijnë në rritje duke arritur kulmin në fund të këtij muaji dhe fillim të shkurtit, ekspertët kërkojnë të bëhet kujdes veçanërisht nga të moshuarit, fëmijët dhe grupet e riskut.

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaço ka njoftuar se do të ngrihen 31 urgjenca në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026