Konflikti Bardhi-Açka/ Mentor Kikia: Ja si u provokua sherri
Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar përplasjet e ndodhura mes Flamur Nokës, Gazment Bardhit dhe Flutura Açkës, gjatë mbledhjes së komisionit të përhershëm parlamentar paraditen e sotme.
Sipas Kikisë ajo që e shkaktoi tensionin e tyre është “normaliteti i rremë” i thirrjes së këtij komisioni. Ai tha se në një situatë të tillë të tensionuar kur kjo pjesë e opozitës ka vendosur të mos heq dorë nga aksioni opozitar, thirrja e komisionit, nga ana e zonjës Açka ëhstë dukur si provokim.
Ajo që e shkaktoi reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ishte “normaliteti i rremë”, zonja Açka si kryetare e komisionit vendosi të thërrasë një mbledhje normale të komisionit, por në kushtet kur situata nuk është normale, ky normaliteti u konsiderua si provokim, ndaj dhe u prodhua ai reagim.
Në një farë mënyre ata treguan se edhe pa praninë e Sali Berishës, në seancën plenare, kjo pjesë e opozitës do të vazhdojë me të njëjtën axhendë për të pamundësuar një seancë normale të parlamentit dhe bllokimin apo pamundësimin e mbledhjeve normale të komisioneve të përhershme parlamentare. kjo ishte një dëshmi që do të vazhdojë i njëjti skenar”,-tha Mentor Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës