“FSK po përgatitet të mbrojë e vetme Kosovën” – Paralajmërimi i ekspertit

18 Janar 2024 | 11:09

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi pak ditë më parë shitjen e raketave Javelin për Kosovën në vlerë 75 milionë dollarë, njoftoi Agjencia për Bashkëpunim për Sigurinë e Pentagonit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja.

Ish-komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari tha në një intervistë për Euronews Albania se blerja e armatimit nga ana e Kosovës tregon se FSK po përgatitet të mbrojë e vetme territorin.

“Është interesi i ndërkombëtarëve të krijojnë një Kosovë jo vetëm të qëndrueshme, por edhe stabël nga ana ushtarake. NATO nuk do jetë aty përgjithmonë, do kemi një rezolutë tjetër përveç 1244, që do të jetë me shumë mundësi pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB dhe FSK do jetë garante e integritetit territorial. Sot Kosova nuk është e kërcënuar në integritetin territorial për shkak të pranisë së KFOR. Edhe komuniteti serb në veri e ka kuptuar se e vetmja mundësi është ushtrimi i autoritetit të shtetit të Kosovës”, tha ai

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026