Dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, Bardhi: Akt i turpshëm e anti-kushtetues

18 Janar 2024 | 14:45

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.

Në dekretin e publikuar këtë të enjte, në faqen e Presidencës renditen edhe arsyet se përse çuan kreun e shtetit në dhënien e miratimit të këtij ligji.

Gazment Bardhi, i cili më herët ka kërkuar kthimin e ligjit nga Presidenti Begaj përmes një letre, ka dalë në një deklaratë për mediat pas njoftimit të Begajt.

Bardhi tha se dekretimi i ligjit është një akt i turpshëm dhe anti-kushtetues,

“Presidenti nuk ka pasur asnjë reflektim, nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog politik. Presidenti humbi përfundimisht shanset që të jetë mbi palët. Sot presidenti na tha që ai të ushtojë kompetencat e tij kushtetuese duhet të japë aprovimin e tij Edi Rama. Miratimi i ligjit ishte një akt i turpshëm i presidentit dhe ligji është anti-kushtetues. I bëj thirrje presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës”-tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026