Përplasjet mes Bardhit e Açkës, gratë e PD protestë kundër dhunës! Jupi: S’tolerohet

18 Janar 2024 | 16:04

Ditën e sotme gratë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një tubim protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër dhunës ndaj vajzave e grave, pas përplasjeve të ditës së djeshme në Komisionin e Medias mes Gazment Bardhit dhe Flutura Açkës.

Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, është shprehur se është e patolerueshme ajo që ndodhi gjatë ditës së djeshme, ku sipas tyre kishte dhunë verbale dhe gjuhë bullizuese.

Ajo tha gjithashtu se deputetët dhunues në Kuvendin e Shqipërisë nuk i dallon asgjë nga abuzuesit e tjerë të vajzave e grave.

Deklarata e Jupit:

E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bullizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetetve të Partisë Demokratike për të kryer detyren e tyre, ate detyre për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies,mbrojtjes fuqizimit dhe mirarsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze.

Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë!

Ata janë njesoj dhunues si çdo dhunues tjeter që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetem të zgjidhjes shohin dhunën.

Jemi sot ketu jo vetem per ta dënuar dhunën por për tu bërë se pari thirrje të gjitha deputeteve të bëhen bashkë dhe të reagojne me akte, jo me fjale kundër dhunes qe u ushtrua dje ndaj kolegeve te tyre.

Nese nuk behen bashke kunder dhunuesve ne Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk bëhen bashkë në mbrojtje të kolegeve të tyre, si mundet ato të mbrojnë çdo grua apo vajzë tjetër viktimë të dhunes?!

Nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në punën e tyre të ushtrojne të drejtat e tyre, nëse gratë e vajzat nuk janë të mbrojtura, jemi të gjithë përgjegjes dhe njëkohësisht  kemi dështuar të gjithë si shoqëri.

Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi.

Duhet te reagojmë, duhet të jemi bashkë kundër këtij mentaliteti që dhunën e përdor si mjetin e zgjidhjes,

Të reagojmë sot që këpusim zinxhirin e dhunës,kësaj plage të shoqërisë shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026