“Ruanda”| Eksperti: Ligji i Sunak synon të dekurajojë emigrantët të vijnë në Britani
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Anglia, Andi Hoxhaj, është shprehur se projektligji i propozuar nga kryeministri britanik Rishi Sunak për të dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruanda, ka kaluar në Parlament dhe tani pritet që të shkojë edhe në Dhomën e Lordëve, përpara se të implementohet.
Komentet Hoxhaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ky projektligj synon dekurajimin e emigrantëve të paligjshëm për të shkuar në Britaninë e Madhe.
Ai tha gjithashtu se ligji ngre shumë pikëpyetje për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtoi se kryeministri Sunak po përpiqet ta implementojë sa më parë këtë ligj, për shkak të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
“Akoma nuk ka kaluar përfundimisht sepse ne jemi në fazën e tretë ku Parlamenti e ka miratuar dhe mbrëmë ka pasur shumë debat. Ky projektligj do të shkojë edhe në dhomën e Lordëve dhe pastaj mund të implementohet. Janë bërë disa ndryshime në legjislacion, por prap ngre pikëpyetje lidhur me të drejtat e njeriut.
Ky ligj synon të parandalojë dhe dekurajojë njerëzit që ata të vijnë. Sunak po kërkon ta çoja këtë ligj sa më parë, për shkak sepse viti që vjen është një vit zgjedhor. Qeveria britanike ka paguar 400 milionë paund dhe atje nuk ka shkuar asnjë emigrant që të procedohet.
Ka një trysni të jashtëzakonshme që ose qeveria e tij të shkojë në kolaps, ose jo. Ai ka premtuar më herët se do i ndalojë gomonet me një plan ndryshe dhe mesa duket ky ka qenë plani”, tha Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës