“Kryente marrëdhënie me 4 gra dhe shpërndante videot”-gazetari për mjekun Hasi
Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur
Gazetari Eraldo Harlicaj në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se nuk është i vërtetë lajmi që Hasi e shfrytëzonte të miturën për prostitucion, por vetëm për epshet e tij personale.
Mes tjerash ai nënvizoi, se ka qenë familja e vajzës që ka bërë denoncimin, pas disa kohës dhe pse e dinin që ve mitura është gruaja e katërt e Hasit.
Gjithashtu ai bëri me dije se Hasi me gratë e tij kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndanin video erotike.
“Ka pasur disa pasaktësi përsa i përket lajmit të ditës së djeshme . Është thënë që Dervish Hasi 42-vjeç është akuzuar për prostitucion që në fakt nuk është e vërtetë. Ai e ka shfrytëzuar të miturën vetëm për të kënaqur epshet e tij seksuale. Ai fshihej si besimtar i fesë myslimane. Ai kishte tre gra të tjera që e kishin pranuar të miturën në shtëpinë e tyre. Vajza e mitur shkonte me intervale kohore te shtëpia e tij.
Ka qenë familja e vajzës që ka denoncuar rastin që i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie aspak normale. Është e vërtetë që e kanë pranuar që vajza e tyre duhet të ishte nusja e katërt e Hasit. Ata e kanë parë të arsyeshme faktin që Dervish Hasa shpërndante video erotike në rrjetet sociale”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona