“Berishën e përshëndeta para disa ditësh”, Meta: I kam shprehur solidaritet të plotë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se i ka shprehur solidaritet të plotë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili po vuan dënimin e arrestit në shtëpi.
Meta tregoi se është përshëndetur me Berishën para disa ditësh, ndërsa e cilësoi masën ndaj tij si një përndjekje politike.
“Jemi përshëndetur para disa ditësh, i kam shprehur solidaritetin tim të plotë. Është një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Këto imponohen nga Rama përmes sistemit të drejtësisë dhe përmes presioneve që ushtron në këtë drejtim”, tha Meta.
I pyetur lidhur me qëndrimin e Partisë së Lirisë për reformën zgjedhore, Meta tha se PL mbetet e hapur për gjithçka garanton integritetin e zgjedhjeve, barazinë e votës, të drejtën e votimit për emigrantët.
“Jemi shumë të qartë sa i takon reformës zgjedhore, që së pari Rama s’ka interes për reformë zgjedhore se nuk ka interes për zgjedhje të lira. PL mbetet e hapur për gjithçka garanton integritetin e zgjedhjeve, barazinë e votës, të drejtën e votimit për emigrantët”, u shpreh Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme